Home KRYESORE Gruaja që sheh nga dritarja … Nga Maram al Masri

Gruaja që sheh nga dritarja … Nga Maram al Masri

Përktheu: Elona Caslli

Gruaja që sheh nga dritarja
dëshiron të ketë krahë të gjatë
që ta mbërthejë botën,
Veriun dhe Jugun
Lindjen dhe Perëndimin,
në mitrën e saj
si një nënë e dhembshur.

Gruaja që sheh nga dritarja
dëshiron të ketë duar të mëdha,
që t’i përkëdhelë flokët e saj,
që të shkruajë poezi dhe
që ta lehtësojë penën e saj.

Share: