Home KRYESORE Kapet durrësaku që transportonte drogën e Ndrangheta-s

Kapet durrësaku që transportonte drogën e Ndrangheta-s

Mbrëmjen e së shtunës, autoritetet italiane ndaluan një kamion që ishte nisur nga Barcelona në brendësi të të cilit u gjetën 206 kg marijuanë.

Policia arrestoi shoferin, një 48-vjeçar italian Enzo Di Mauro dhe një shqiptar. Ky i fundit quhet Eduart Mecani 50 vjeç dhe është nga Durrësi.

Sipas “Corrieres”, shqiptari është i lidhur me klanin mafioz të “Ndrangheta”. Ai priste mbërritjen e kamionit nga Spanja për të shkarkuar ngarkesat me kanabis dhe për t’i transportuar më pas me furgon.

Në shtëpinë e njërit prej dy të arrestuarve u gjetën 66 mijë Euro, ndërsa destinacioni i drogës ishte Milano, thotë policia italiane./opinion.al

Share: