Home KRYESORE Koka: Për inat të Merkelit, Rama shkon me “mullixhiun”

Koka: Për inat të Merkelit, Rama shkon me “mullixhiun”

Gazetari Bledian Koka i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, thotë se Edi Rama për inat të Angela Merkel tenton të shkojë me Presidentin turk Rexhep Taip Erdogan.

Koka: Më duket sikur Rama po tenton që në këtë fshatin e vet siç e quan vendin që qeveris, si një kryefshatar për inat të vjehrrës, (Merkel) tenton të shkojë me mullixhiun (Turqinë) dhe këtë po bën. Duket qartë se është i pasigurt. Ka kuptuar që BE është i ndjeshëm nga këtyre fenomeneve. Më vjen  në mendje Rama me Erdogan ku Erdogan ishte shoferi dhe Rama pasagjeri. Erdogan ishte i sigurt në Bosfor, Rama i frikësuar si pasagjer. Rama është i pasigurt në atë çka po bën.

Tahiri sot ka bërë realisht një denoncim publik ndaj të tijve. Kishte aty për Erion Veliajn, për Edi Ramën. Për Fatmir Xhafën po e po. Dy personat e drejtpërdrejt, i pari Erion Veliaj dhe i dyti Edi Rama.

Share: