Home KRYESORE Kryetarja Ademi ju fton te festoni 6-Majin “Ditën e Luleve” ne Shkoder

Kryetarja Ademi ju fton te festoni 6-Majin “Ditën e Luleve” ne Shkoder

Të nderuar Miq

Ju ftojmë nesër në Shkodër të festojmë 6-Majin “Ditën e Luleve”!

“Dita e Luleve” është kthyer në traditë në Shkodër. Çdo 6 Maj Shkodra kthehet në një oborr të madh ngjyrash dhe aromash. “Dita e Luleve 2018” e konceptuar si një ndërthurje e shume organizimesh artistiko-kulturore, të cilat kanë për qëllim promovimin e traditës së luleve në qytetin e Shkodrës, do te sjelle nje atmosfere fantastike ne Shkoder.

Aktivitetet do te shtrihen përgjatë gjithë ditës në pedonalen e qytetit, sheshin para Bashkise Shkoder dhe tek Muzeu Historik “Oso Kuka”. Aktivitetet organizohen nga Bashkia Shkodër në bashkëpunim me CODE Partners, Qendrën Rinore Arka, ACLI IPSIA në Shqipëri, BID Shkodra dhe Silhouette Flowers & Gifts.

Me kënaqësi Ju ftoj të gjitheve në Shkodër, të bëheni pjesë e kësaj feste!

Mirëse të vini
Voltana Ademi
Kryetare e Bashkisë së Shkodrës

Share: