Home Gjeo-Ekonomia Rama: Këtu nuk ka oligarkë, e vërteta e heqjes së taksave për...

Rama: Këtu nuk ka oligarkë, e vërteta e heqjes së taksave për hotelet e luksit!

Kryeministri Edi Rama mohon lidhjet e tij apo të qeverisë së tij me ata që shumë i quajnë oligarkë. Në një intervistë për emisionin “Top Show”në TCH, Rama tha së në Shqipëri nuk ka oligarkë.

“Mbetën këta duke nga përmendur oligarkët. Oligarkët. Oligarkët. Oligarkët që u thonë këta nuk janë oligarkë, por nejse. Paguanin vetëm 10%, njëlloj si gjithë të tjerët. Njëlloj si 15-katëshi dhe një kioskë këtu afër jush. Ne e bëmë 15% dhe ua marrim direkt dhe jo me “t’i kam” – tha Rama.

Menjëherë më pas nisi të flasë për heqjen e taksave për hotelet e luksit dhe ata me “5 yje”. Për këtë iniciativë, Rama është kritikuar shpesh se e ka marrë pikërisht për të favorizuar ata që quhen oligarkë, por Rama ka një tjetër përgjigje.

“Shqipëria nuk ka sot një hotel luksi. Pse përdoret kjo skemë lehtësimi për hotelet e luksit? Sepse hotelet e luksit sjellin investime, sjellin punësim dhe bëjnë që të vijnë shumë para në vend. Hotelet e luksit janë instrumente të rritjes ekonomike dhe të punësimit. Ne kemi pasur edhe debate brenda nesh. Në 25 vjet ne nuk ndërtuam asnjë hotel me 5 yje. Mali i Zi i ka pagat më të larta në rajon vetëm nga turizmi. Ne shpresojmë që të fusim një shumë të madhe investimesh të huaja në këtë fushë” – tha Rama. /LAPSI.al

Share: