Home KRYESORE Riciklimi në krizë të thellë konceptuale! Nga: Dr. Enriko Ceko

Riciklimi në krizë të thellë konceptuale! Nga: Dr. Enriko Ceko

Riciklimi i mbetjeve urbane, rurale dhe industriale në Shqipëri është në një krizë të thellë koncepuale. Kjo krizë është rezultat i korruspionit, paaftësisë, keqmanaxhimit dhe injorancës që ka përfshirë pjesën më të madhe të atyre që janë përfshirë në këtë sektor, kryesisht administratën publike.

Manaxhimi i mbetjeve kalon nëpër disa faza që janë reduktim (reduse), ripërdorimi (reuse), riciklimi (recycle) dhe rijetësimi (recovery).

Në Shqipëri nuk ka aspak përvjë në lidhje me ndarjen në burim të materialeve të riciklueshme, futjes së teknologjive të trajtimit paraprak, depozitimit të mbetjeve, etj.

Objektivi i Strategjisë kombëtare për vitin 2030 është që 55 % e mbetjeve të riciklohen, ndërsa në fakt po ecet në drejtim të kundërt.

Më shumë prioritet i është dhënë landfilleve dhe incenerimit, ndërsa paralelisht industria e riciklimti është drejt falimentimit, kur përvoja evropiane dhe më gjerë tregon se për çdo 10.000 ton mbetje riciklimi krijon 36 vende të reja pune, landfilli 6 vende të reja pune dhe incenerimi vetëm 1 vend të ri pune. Riciklimi gjithashtu ofron lëndë të parë për industritë, nga materialet që i sjell në formë të përshtatshme për përdorim prej këtyre industrive, të cilat, pasi i marrin materialet e ricikluara nga subjektete riciklimit, i përdorin këto materiale si lëndë të parë për të vazhduar ciklin e tyre të prodhimit të produkteve dhe shërbimeve, për t’i përcjellë më tej ato te konsumatorët, që janë agjentë ekonomikë individë, familje, biznese dhe qeveria. Ky proces, rezulton me kosto më të ulëta dhe me shpenzim më të pakët të energjisë, krahasuar me realizimin e produkteve dhe shërbimeve direkt me lëndë të para që krijohen fillestarisht.

Një problem madhor në manaxhimine mbetjeve në Shqipëri është informaliteti i subjekteve që ushtrojnë veprimtarinë e grumbullimit të mbetjeve. Mendohet se në tërë territorin e vendit janë rreth 30.000 individë që realizojnë grumbullim mbetjesh të tëra llojeve, por që kryesisht operojnë në ilegalitet, të pasiguruar dhe shpesh pa asnjë kusht për të garantuar shëndetin dhe sigurinë në punë.

Gjithashtu, në Shqipëri mungon pothuajse tërësisht formati ligjor i operimit të zinxhirit të grumbulluesve, ricikluesve dhe përpunuesve të materialeve të ricikluara.

Nga ana tjetër ka një kakofoni galopante në lidhje me alternativat e landfillit dhe incenerimit, kakofoni që ka degjeneruar edhe në përdorimin e një fjalori të papërshtatshëm, që etiketon ata që mendojnë ndryshe si të paaftë, injorantë dhe zhurmatarë.

Sa më lart, klima e krijuar nuk ndihmon, por veçse përkeqëson gjendjen.

Duket haptas se është e nevojshme që alternativat të diskutohen në forume shkencore me praninë e komunitetit të biznesit, ku operatorët në fushën e riciklimit duhet që patjetër të thonë fjalën e tyre, e cila duhet të dëgjohet si me shumë vlerë për ekonominë, mjedisin dhe shëndetin e qytetarëve.

Share: