Home KRYESORE Afrikë, rrëzohet avioni, shpëtojnë mrekullisht 19 pasagjerë

Afrikë, rrëzohet avioni, shpëtojnë mrekullisht 19 pasagjerë

Një përplasje e avionit në qytetin Pretoria në Afrikën e jugut, ka lënë të paktën 19 të plagosur.

Raporte ende të pakonfirmuara bëjnë të ditur se një person është në gjendje të rëndë.

Shërbimet lokale të emergjencës kanë postuar një fotografi në Twitter duke treguar se pasagjerët janë ndihmuar nga rrëzimi avionit në një fushë me bar.

“Mjekët nga ER24 dhe shërbime të tjera janë në vendin e një aksidentit në Wonderboom në Pretoria. Ne kemi 19 viktima të plagosura që variojnë nga të lehta në dëmtimet kritike në këtë fazë dhe nuk është raportuar asnjë vdekje”, tha një zëdhënës për ER24.

l.h./ dita

Share: