Home KRYESORE Vlahutin flet për Teatrin Kombëtar! Cila është këshilla e saj për qeverinë?

Vlahutin flet për Teatrin Kombëtar! Cila është këshilla e saj për qeverinë?

Ambasadorja në ikje e BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin, ka komentuar gjatë një vizite në Fier edhe çështjen e ndjeshme të Teatrit Kombëtar.

Vlahutin iu drejtua drejtuesve të shtetit me këshillën që ti dëgjojnë qytetarët në mënyrë që të ketë një vendimmarrje sa më të mirë në përfitim të tyre.

“Këshilla ime do të ishte: Dëgjoni qytetarët tuaj, flisni me qytetarët tuaj për të gjetur zgjidhje në përfitim të këtyre qytetarëve. Është e rëndësishme të dëgjohen qytetarët. Kur ka një vlerë emocionale duhen dëgjuar qytetarët”, tha Vlahutin.

Ambasadorja tha po kështu se ka marrë letra dhe kërkesa që kanë të bëjnë me këtë çështje.

“Jemi duke bërë një analizë të bazës ligjore.Përgjigjia jonë do të vijë pas një analize të thellë lidhur me çështjen e teatrit. Të diskutohet me qytetarët”, tha ajo më tej.

Share: