Home KRYESORE “Shqipëria, kështu inkuizicioni ateist torturoi besimtarët me vdekje. Unë isha aty”

“Shqipëria, kështu inkuizicioni ateist torturoi besimtarët me vdekje. Unë isha aty”

Rikthejmë disa fragmente që u publikuan në L’Osservatore Romano të volumit “L’arca della morte. 10 000 ditë në burgjet komuniste” (Mauro Pagliai 2018), shkruar nga Pjetër Arbnori. Ai ishte quajtur “Mandela i Ballkanit”, pasi duroi një burgim të gjatë 28 vjet në burgjet shqiptare. Në vdekjen e tij në vitin 2006, Shqipëria i rezervoi atij funeralin shtetëror.

nga Pjetër Arbnori *

Image result for pjeter arbnori

Shkrimtar dhe aktivist shqiptar

U shpall zyrtarisht një listë të gjatë të martirëve shqiptarë, të cilët do të kanonizohen sipas Direktivës të Papës Gjon Pali i II. Kam njohur nga afër shumë prej tyre, të gjithë shërbëtorët e Krishtit, të gjithë burra trima që në kushte shumë të vështira treguan një karakteristikë të përbashkët: ata nuk e kanë mohuar ekzistencën e Perëndisë, në asnjë rrethanë, e kanë dëshmuar me veprat dhe kanë deklaruar besimin e tyre publikisht.

Në lidhje me të gjithë ata që kam përmendur deri tani, si dhe të tjerët që unë nuk kam përmendur, mund të dëshmoj se pa asnjë dyshim, ose hije të çdo lloji, se kanë merituar lumnimin dhe shenjtërinë. Shpesh kam folur për këta dëshmitarë të Krishtit të cilët u qëlluan, vdiqën në burg ose kanë vuajtur në kampet e punës, gjithmonë nën kërcënimin e vazhdueshëm të mbështetësve të regjimit: “. Ne do tju çjerrim maskën”. Të çirrje maskën, për komunistët, do të thoshte të talleshin dhe përbuznin. Unë mund të konfirmoj çdo gjë, sepse isha atje.

Dhe unë kam qenë i pranishëm edhe në rastet e çvarrosjeve, kur për ta erdhi moment I nderimit pas vdekjes, me një varrim të denjë, dhe i shoqëruar nga ceremonitë solemne të organizuara nga shteti demokratik. Këto, pra, janë kujtimet e mia, të gjalla sikur ti kisha përjetuar dje skenat për të cilat flas, edhe në qoftë se tani, kur shkruaj, kanë kaluar trembëdhjetë vjet dhe shumë gjëra kanë ndryshuar në Shqipëri. Por shumë prej jush, miqtë, lexuesit, mund të pyesni në mënyrë legjitime në këtë pikë: “Cila ishte arsyeja për një luftë të tillë të pamëshirshme zhvilluar nga komunizmi ateist i Enver Hoxhës kundër klerit katolik?”. Kësaj pyetje mund ti japësh disa përgjigje.

Arsyeja e parë. Martirët ishin të gjithë, gjithmonë, një shembull i shenjtërisë, por më së shumti u shfaqën si dëshmitarë të një frymë të ndryshme nga ajo aktuale në Shqipëri, ngarkuar me agresivitetin ateist, e ndarë nga një persekutim në shkallë të gjerë nga komunistët. Ata, ishin parë nga shumica si një specie e çuditshme, si e huaj, pothuajse nuk kishte precedentë apo rrënjë në vend. Martirët dëshmuan jo vetëm për dritën e shpirtit, por edhe për hapjen e mendjes. Shumica e tyre janë me arsim të lartë, njohës të thellë në materiet e tyre, duke qenë lider të padiskutueshëm në shumë fusha të dijes: teologë, filozofë, shkrimtarë, publicistë, artistë, muzikantë, politikanë, sociologë, edukatorë, historianë, folkloristë, natyralistë, mjekë, arkitektë, demografë. Nuk ka fushë të kulturës shqiptare që nuk ka pasur pararendës dhe mësues prej tyre.

…………..

Kjo natyrisht kishte të bënte besnikërinë ndaj Krishtit, ata mendonin se ishte detyrë e tyre të ishin në shërbim të fesë dhe kulturës perëndimore, për të formuar personalitete të aftë për të përhapur atë. Ishte pikërisht kjo që ateistët e urrenin. Komunizmi ndikonte në vend masat injorante, gjysmë-intelektualë, ata që shkuan më kot për gjashtë apo shtatë vjet në institucionet evropiane dhe ktheheshin në Shqipëri pas përfundimit të vetëm një ose dy vjet të kursit: personalitete të papërfunduara. Kjo ishte kategoria që tregoi kundërshtimin më të madh ndaj klerit.

Arsyeja e dytë: kleri katolik në fakt përbënte shtyllën kurrizore të patriotizmit shqiptar, natyrisht në kundërshtim me internacionalizmn marksist, ky i fundit zbriti mbi ne si një entitet i huaj, i vendosur për të shtypur dhe të zhdukte karakterin shekullor të popullit.

Arsyeja e tretë: kleri katolik ka formuar gjithmonë një barrierë kundër pansllavizmit, pra një pengesë të drejtpërdrejtë në planet e komunistëve sllavofil, të cilët dëshironin ta vinin Shqipërinë nën tutelën e Jugosllavisë. Në këtë nyje historike vendimtare, komunistët e kuptuan se kleri katolik duhej të eliminohej, sepse derisa ai vazhdon të ushtrojë një ndikim do të pengonte gjithmonë në realizimin e atij projekti. Në të vërtetë, nga të dhënat, të nxjerra në dritë kohët e fundit, del se pushkatimi i shumë klerikëve ishte caktuar posaçërisht nga regjimi jugosllav. Pasi të hiqeshin qafe shpirtrat rebele, të pandashëm nga ndjenjat pro-pavarësisë do të ishte më e thjeshtë për të arritur qëllimin final, i cili përfshinte edhe aneksimin e Shqipërisë nga Jugosllavia, pa një zë që mund të ngrihej kundër.

Arsyeja e katërt: ateistët komuniste, për të imponuar diktatorin Enver Hoxha si “Perëndinë” e re të Shqipërisë, duhej të zhduknin Perëndinë tjetër, atë të qiellit. Prandaj, likuidimi i klerit, i cili me vetë ekzistencën e tij e mbajti besimin të gjallë, ishte i pashmangshëm. Albert Kamy thotë: “Kur qielli është shpopullohet nga Perëndia e vërtetë, atëherë toka mbushet me perëndi të cilët janë të të etur për gjakun e njeriut”.

Metodat për të shuar etjen e tyre me gjak ishin të shumta: disa të njohura, të tjerat të fshehura. Këtu kryesisht shqyrtoj tre:

  1. Akuzat, pa prova, të bashkëpunimit me armikun, me fashizmin dhe nazizmin. Komunistët e ndoqën parimin “ose me ne ose kundër nesh”.
  2. Krijimi i organizatave imagjinare dhe të rreme. Këto ndërtime fiktive u ngritën nga provokatorët. Një shembull i kësaj ishte “Partia Demokristiane “, e cila në realitet nuk ekzistonte kurrë, as në paligjshmëri, ose organiza “Bashkimi Shqiptar”. Si anëtarë të supozuar të saj, u pushkatuan tre anëtarë të famshëm të klerit, të cilët ndoshta as nuk kishin dëgjuar për të. Ndoshta mund të ketë qënë se disa të rinj entuziastë kanë bërë deklarata inkriminuese dhe nuk i kanë rrezistuar torturës, por është e sigurt se deklaratat e tyre të fundit para gjykatave kanë qenë mohimi i plotë ndaj asaj që ata mund të kenë pranuar nën goditjet e inkuizitorëve. Ata, në veçanti, kanë mohuar se eprorët e tyre kishtare – të destinuar me kohë të jenë subjekt i martirizimit – të ishin nismëtarët e organizatës të dyshuar “subversive”. Sjellja e tyre dinjitoze, deri në kufijtë e heroikes, ngrihet shumë më tepër, pasi që ishin shumë të rinj dhe ishin viktima të torturës çnjerzore dhe kërcënimeve).
  3. Ekzistonte një variant shqiptar atëherë, krejtësisht origjinal në resperkt edhe të Lindjes komuniste. Partia ka ndërmarrë hapa për të gjetur vendndodhjen e depove të armëvë të fshehura në kisha, për të shpallur teorinë e “komplotit” dhe të vazhdonin në shtypjen e një “bandë të armatosur”. Në këtë mënyrë, françeskanët paqësorë u akuzuan për fshehjen e armëve edhe pas altarëve. Rezultati i operacionit ishte dënimi i shumë klerikëve me vdekje dhe shumë të tjerë me dënime të gjata burgimi./përktheu 360grade.al
Share: