Home KRYESORE Ja si u grabit ari në shtëpinë e biznesmenit korçar

Ja si u grabit ari në shtëpinë e biznesmenit korçar

Detaje të reja janë zbuluar rreth grabitjes së banesës së biznesmenit në Korçë, duke shënuar të disatin rast radhazi. Ngjarja ndodhi të hënën paradite në lagjen Nr.4 të qytetit juglindor.

Mësohet se në banesën e biznesmenit Niko Koço, janë vjedhur një sasi bizhuterish ari. Gjatë momentit të ngjarjes, askush nuk ndodhej në banesë. Më pas, pasi është konstatuar vjedhja, është lajmëruar menjëherë policia për të nisur hetimet.

Bëhet me dije se hajdutët kanë hyrë nga rrethimi i banesës dhe pasi kanë kapërcyer kangjellat në pjesën e pasme, janë futur në shtëpi.

Gazeta “Panorama”, shkruan se janë vjedhur disa bizhuteri të familjes, varëse dhe unaza, të cilat ishin vendosur në njërën nga dhomat e shtëpisë dhe më tej janë larguar.

Sipas gazetës, dyshohet se kanë qenë dy persona që kanë bashkëpunuar për t’u futur në banesën e biznesmenit.

Policia është duke hetuar për rastin dhe po punon për zbulimin e autorëve. Gjithashtu, në shqyrtim janë marrë edhe disa kamera sigurie në zonën përreth më qëllim identifikim e autorëve të kësaj ngjarjeje./Opinion.al

Share: