Home KRYESORE “Time”: Salvini, fytyra e re e Europës, cari i emigracionit që rrezikon...

“Time”: Salvini, fytyra e re e Europës, cari i emigracionit që rrezikon shpërbërjen e BE-së

“Fytyra e re e Europës”. Kështu titullohet numri i radhës i revistës “Time”, e cila ia ka kushtuar kopertinën zv.kryeministrit italian, Matteo Salvini.

“Time” e përshkruan Salvini i “cari i emigracionit në Itali që rrezikon shpërbërjen e BE-së”.

“Po punojmë për të rikuperuar shpirtin europian që është tradhtuar nga vetë ata që e drejtojnë Bashkimin Europian.

Është e qartë që dinamikat europiane duhet të ndryshojnë”, shprehet Salvini në intervistën e dhënë revistës amerikane.

Korrespondentja e “Time” në Itali, Vivienne Walt, e cila ka realizuar intervistën, e përshkruan Salvinin si “njeriun që ia kanë frikën më shumë në Europë”, “kapiteni që po trondit establishmentin europian dhe që kërcënon të përmbysë sistemin politik që është përfshirë nga një valë populizmi në 3 vitet e fundit”.


360grade.al

Share: