Home KRYESORE Ftesa e Macron, dialogu mes Thaçit e Vuçiç zhvendoset drejt Parisit

Ftesa e Macron, dialogu mes Thaçit e Vuçiç zhvendoset drejt Parisit

Dialogu Kosovë – Serbi mund të zhvendoset nga Brukseli drejt Parisit. Mediat serbe shkruajnë se Presidentët Hashim Thaçi e Aleksandër Vuçiç janë ftuar për të dialoguar nga homologu i tyre francez, Emmanuel Macron.

Sipas të përditshmes serbe “Danas”, takimi mund të zhvillohet muajin e ardhshëm teksa dy Presidentët janë ftuar për të marrë pjesë në ceremonitë përkujtimore të 11 Nëntorit që shënon 100-vjetorin e Ditës së Armëpushimit, që i dha fund Luftës së Parë Botërore.

“Danas” shkruan se Vuçiç e ka pranuar ftesën, e cila i është dërguar edhe Thaçit. Por zyrtarisht asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen.

Çështja që shqetëson më shumë ndërkombëtarët në këto momente është propozimi për rishikimin e kufijve. Franca është ndër ato vende, që e kundërshtojë pasi i druhen efektit domino negativ në gjithë Ballkanin Perëndimor.

Ndërkohë Hashim Thaçi u takua sëbashku me kryeministrin Edi Rama me Presidentin francez Emmanuel Macron në samitin e Frankofonisë në Armeni.

v.l/ Dita

Share: