Home POEZI Kam mësuar se… nga Maya Angelou

Kam mësuar se… nga Maya Angelou

Kam mësuar se… nga Maya Angelou

 

Kam mësuar se çfarëdo që t’ndodhë, apo sado e sotmja t’duket papëlqyeshmërisht e shëmtuar,

jeta shkon përpara dhe e nesërmja do t’jetë më e mirë.

Kam mësuar se mund me e kuptue krejt mirë një njeri

nga mënyra sesi u bën ballë këtyre tri gjërave:

një dite me shi, humbjes së bagazhit dhe lëmshit t’dritave t’pemës s’Krishtlindjes.

Kam mësuar se, pamvarësisht marrëdhënies tënde me prindërit,

do t’ndjesh mungesën e tyre kur ato t’jenë larguar nga kjo jetë.

Kam mësuar se t’mbijetuarit e thjeshtë është diçka ndryshe nga t’jetuarit.

Kam mësuar se jeta ngandonjëherë t’jep një mundësi të dytë.

Kam mësuar se nuk mund me i bë ballë jetës me dy dorezat e bejzbollit në të dy duart:

duhet me qenë  i zoti me hedh diçka pas shpine.

Kam mësuar se sa herë vendos për diçka me zemër hapur,

zakonisht bëj zgjedhjen e duhur.

Kam mësuar se dhe kur vuaj, nuk duhet me qenë vetë vuajtja.

Kam mësuar se çdo ditë duhet me dalë e me takue dikë.

Kam mësuar se njerëzve u pëlqen një përqafim i ngrohtë,

apo qoftë edhe vetëm një rrahje miqësore supeve.

Kam mësuar se kam ende shumë për me mësue.

Kam mësuar se njërëzit do të harrojnë atë çka ke thënë,

atë çka ke bërë,

por kurrsesi nuk do të harrojnë sesi ata janë ndjerë.

 Shqipëroi Klodeta Dibra

Share: