Home KRYESORE Lirohet pastori Andrew Brunson, Trump falënderon Erdoganin

Lirohet pastori Andrew Brunson, Trump falënderon Erdoganin

US President Donald Trump (L) talks to Turkeyís President Recep Tayyip Erdogan (R) at NATO headquarters in Brussels, Belgium, 11 July 2018. NATO countries' heads of states and governments gather in Brussels for a two-day meeting. /Pool via REUTERS - RC13CF6D4C90

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump falënderoi homologun e tij turk, Rexhep Taip Erdogan, që ndihmoi në lirimin e pastorit Andrew Brunson.

Krahas falënderimit, Trump njoftoi se do të presë pastorin në një takim, në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë.

“Do të jetë një kënaqësi të shoh dhe takoj Brunsonin. Ai është një kristian i mrekullueshëm, që u përball me disa situata të vështira kohët e fundit. dëshiroj të falënderoj presidentin Erdogan për ndihmën e dhënë në lirimin e tij”, shkroi Trump në Tëitter.

Andrew Brunson është një pastor amerikan që shërbente prej më tepër se 20 vitesh në Turqi, ndërsa ishte arrestuar nga autoritetet, pasi akuzohej si i përfshirë në grushtin e shtetit, të vitit 2015.

Mbajtja e tij në burg dhe më pas në arrest shtëpie, bëri që marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-ve të tensionoheshin, ndërsa vetëm ditën e djeshme, gjykatat turke vendosën të lënë të lirë pastorin.

Menjëherë pasi fitoi lirinë, Andrew Brunson u kthye në rezidencën e tij në Izmir, ku pasi qëndroi për pak orë, u largua për të udhëtuar drejt vendlindjes së tij, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

v.l/Dita

Share: