Home KRYESORE Moti për sot dhe nesër: Ja zonat ku parashikohen reshje të dendura...

Moti për sot dhe nesër: Ja zonat ku parashikohen reshje të dendura shiu

Sot, e hënë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësirave të shpeshta deri në mesdite kur rrebeshe të shkurtra shiu si fillim në zonat Veriore e gradualisht gjatë pasdites shirat do të zbresin në veriperendim të territorit. Intensiteti i tyre do të jetë i dobët, por gjatë natës pritet shtim i intensitetit të shirave në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit por mesdita nuk sjell ndryshim të temperaturave duke luhatur vlerat ditore nga 8 deri në 28°C.

Era do fryjë mesatare në tokë por e fortë në det, me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugperendimor duke shkaktuar në brigjet detare dallgëzim 5 ballë.

E martë, 30 tetor

Sipas MeteoAlb, një sistem i mirëorganizuar vendoset në territorin shqiptar duke kushtëzuar vranësira dhe shira në të gjithë vendin. Mesdita do të sjellë shtim të intensitetit të shirave ku më problematike situata paraqitet në veri dhe zonat veriperëndimore. Pjesa e dytë e dites, vijon me vranësira dhe shira me intensitet të lartë në Veri – Veriperendim të territorit por intensitet mesatar dhe të ulët në zonat Qendrore dhe Jugore. Dobësimi i shirave pritet gjatë orëve të vona të natës.

Temperaturat e ajrit mbeten të larta në orët e mëngjesit por mesdita sjell rënie me 3 – 4°C të temperaturave duke duke vlerat ditore nga 9 në 25°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale 60 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperendimor, ndërsa në det krijohet dallgëzim 6 ballë.

/Meteoalb-Opinion.al

Share: