Home KRYESORE Rama: Burrat s’janë mirë se s’pyesin gratë, më shihni mua që e...

Rama: Burrat s’janë mirë se s’pyesin gratë, më shihni mua që e pyes!

I ftuar tek Zonë e Lirë mbrëmjen e sotme, ishte kryeministri i vendit, Edi Rama. Teksa i përgjigjej pyetjeve të Çanit rreth temës më të diskutuar të javës, atë të mbylljes së gjithë pikave të bastit në vend duke nisur nga 2019-ta, Rama u kthye nga gratë që ndodheshin në publik.

“Ja pyeti gratë që janë këtu, duan apo s’duan që të mbyllen lojrat e fatit. Prandaj kanë luajtur mendsh burrat, se s’pyesin gratë.- u shpreh kryeministri dhe nuk e la me aq. Më shikoni mua, jam mirë se unë e pyes gruan.”

Batuta e tij, që padyshim shkaktoi të qeshura u pasua nga Çani, i cili u duk sikur nuk ra dakord me ç’tha Rama për veten më sipër.

“-I sigurt? Unë të njoh, kam shumë kohë që të njoh. Mos ma thuaj mua këtë! Ti bën si të thotë koka, s’pyet asnjë. – ndërhyn Çani.

– Më njeh, por s’më njeh në këtë drejtim! Patjetër që bëj si dua, por pyes. Pyes 100 vetë dhe në fund bëj si di vetë –ia kthen kryeministri.

Përtej batutave, pak ditë më parë, kryeministri Rama përmes një deklarate tha se synon të mbyllë gjithë pikat e basteve në vend dhe kjo do të vihet në zbatim që prej 1 janarit të vitit të ardhshëm.

l.h/ dita

Share: