Home KRYESORE Zhduket e mitura, nëna: shefi i komisariatit më kërcënoi, ja çfarë dyshoj

Zhduket e mitura, nëna: shefi i komisariatit më kërcënoi, ja çfarë dyshoj

Një 14-vjecare nga Tirana rezulton e zhdukur prej 7 ditësh në Tiranë. Nëna e saj kërkon ndihmë për gjetjen e vajzës në emisionin ‘Me zemër të Hapur’ nga gazetarja Evis Ahmeti .

Nena e vajzës, Alma Cuka ka rrëfyer se prej 7 ditësh, nuk ka asnjë informacion për vajzën e saj 14-vjecare Besjona Cuka. Ajo është larguar 10 herë brenda 10 muajsh nga shtëpia.

Nëna rrëfen se dyshon se vajza shfrytëzohet për prostitucion nga dy vëllezër në Kodër Kamëz. Ajo denoncon edhe një oficer të policisë gjyqësore që sipas saj ka lidhje me dy vëllezërit që shfrytëzojnë vajzën e saj.

“Vajza është larguar rreth 10 herë nga shtëpia. Vëllezërit e Kristina Memës thërrisnin disa persona të tjerë të cilët abuzonin me vajzën time. Me këtë vajzën Kristina Mema, vajza është lidhur përmes shoqeve në shkollë. Unë jetoj vetëm me vajzën se burri është në Gjermani dhe punoj prej 8 orësh në një lokal. Vajza gjente momente dhe largohesh nga shtëpia, pasi mendoj se kërcënohej. Unë i kam thënë që të lutem mos më dil nga shtëpia . Vajza nuk ka qënë e izoluar. Unë i jam përgjëruar vajzës, por ajo nuk më ka dëgjuar pasi mendoj se ka qenë e kërcënuar. Nuk kam ushtruar dhunë ndaj saj, por zërin e kam ngritur. Kristian Mema është pjesë e një rrjeti të trafikimit të femrave, pasi këtë ma ka thënë nëna e saj.
Hera e fundit që vajza është larguar ka qenë para dy muajsh. Kam qenë disa herë në komisariat dhe kam denoncuar. Kjo është periudha më e gjatë që është zhdukur, pasi po bën 6 ditë. Komisariati numër 1 është në dijeni, por nuk e di nëse bashkëpunon me shkollën. Personalisht nuk kam shkuar në shkollë se më vjen zor. Unë kam denoncuar prej dy muajsh oficerin e policisë gjyqësore. Pasi ka lidhje gjaku me këta dy vëllezërit që shfrytëzojnë vajzën time. Mua më ka ardhur një kërcënim nga shefi i komisariatit numër 1 se nëse ti vjen sërish këtu për largimin e vajza tuaj nga shtëpia do keni 2 milionë lekë gjobë”- tha nëna e të miturës.

Ndërkohë edhe gjyshi i vajzës së zhdukur, ka denoncuar se kanë konflikt me oficerin e policisë gjyqësore Ferhat Tahiu që sipas tij është i lidhur me kriminelët që shfrytëzojnë mbesën e tij.

“Oficeri Ferhat Tahiu është i lidhur me kriminelët që shfrytëzojnë vajzën tonë. Ky është informator i tyre. Me oficerin e policisë gjyqësore nuk kemi pasur raporte të mira sepse në datën 12.12.2016 unë jam ndaluar nga ky person. Unë nuk po e akuzoj padrejtësisht këtë person, pasi më ka thënë që pa të futur njëherë në burg ty nuk të lë, pasi unë e kam denoncuar. Më ka futur në burg gjoja për dhunë në familje”- ka thënë gjyshi.

Ndërkohë policia e komisariatit numër 1 në Tiranë bën me dije se vajza ikën me dëshirë nga banesa dhe po punohet për gjetjen e saj./Opinion.al

Share: