Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Banorët e “Astirit” dalin në rrugë, flakë dhe tym

Banorët e “Astirit” dalin në rrugë, flakë dhe tym

Pasditen e sotme banorët e Astirit që preken nga projekti i ndërtimit të Unazës së Re kanë dalë sërish në protestë.

Ata kanë bllokuar rrugën duke i djegur edhe goma. Në mbështetje të tyre kanë dalë edhe deputetë të Partisë Demokratike.

Janë rreth 300 familje që preken projekti i ndërtimit të Unazës së Re.

Protesta e cila vijon prej disa ditësh me bllokime rruge dy herë në ditë, sot ka arritur kulmin.

“Mbi trupat tanë do kalojë për të prishur shtëpitë tona”,- thanë disa prej protestuesve.

“Nuk jemi shpellarë!”, “Nuk jemi abuzivë”, ishin disa prej parullave.

Paraditen e sotme banorët protestuan përpara bashkisë së Tiranës, duke tentuar edhe futjen me forcë brenda ambienteve të bashkisë.

Ndërkohë, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një deklaratë për mediat tha se projekti nuk do të ndalet. Ai garantoi dëmshpërblim të plotë për ata që i kanë banesat me dokumenta, ndërsa për ata pa dokumenta do ofrohet 3 vite qira./Opinion.al

Share: