Home KRYESORE Basha: E vërteta përse opozita nuk do të djegë mandatet e deputetit

Basha: E vërteta përse opozita nuk do të djegë mandatet e deputetit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte i ftuar në emisionin “5 pyetjet” nga Ilir Babaramo ku ka folur për vendimin që mund të marrë opozita me djegien e mandateve. Basha tha se është gati për ta bërë këtë gjë, por duhet parë se çfarë ndodh më pas.

“Ku ka pasur bojkot? Kam thënë unë ndonjë herë bojkot. Ne në shtator kemi treguar disa platforma tonat për ndaljen e hemorragjisë së ikjes së shqiptarëve. Po ashtu kemi thënë dhe që të bëhet vettingu, dhe këto ishin kushtet tona për të hyrë në Kuvend.

A do të jemi të premten në Kuvend? Nuk kemi marrë vendim. Sot kemi bërë një diskutim në grupin parlamentar. Ka pasur deputetë që kanë thënë të shkojmë që për seancën e buxhetit, ka pasur nga ata që kanë thënë që të shkojmë vetëm në seancën e vetingut në politikë.

A jam i gatshëm të djeg mandatet? Pa dyshim që jam, por a është momenti që ta bërë këtë gjë? Në këtë moment opozita nuk ka asnjë instrument në Kuvend. Jemi gati që t’i djegim mandatet dhe ta fusim vendim në krizë totale, por duhet të shikojmë së çfarë do sjell kjo gjë. Nuk është çështja a i djegim apo jo, por a i shërbejmë kauzën tonë që kemi nisur” – tha Basha./Lapsi.al

Share: