Home KRYESORE “Folëm në Facebook, pastaj më përdhunoi”, vajza greke akuzon shqiptarin

“Folëm në Facebook, pastaj më përdhunoi”, vajza greke akuzon shqiptarin

Një shqiptar akuzohet se ka përdhunuar një vajzë greke 16 vjeçe në Kastoria.

Siç raportojnë mediat helene, rreth orës 20:30 të 29 nëntorit, vajza 16-vjeçare e shoqëruar nga nëna dhe vëllai i saj, shkoi në rajonin e policisë të Argos Orestikou, në një gjendje të rënduar psikologjike.

Ajo denoncoi se ishte dhunuar seksualisht nga shqiptari 23 vjeç.

Referuar të njëjtave burie, vajza tha në polici se: nëpërmjet komunikimit në rrjetin social Facebbok, vendosën të takoheshin në qendër të qytezës Argos Orestiko. Pastaj, ajo hipi në makinën e 23-vjeccart dhe u drejtuan për në pyllin e Argos. Atje, i riu i kërkoi që kryenin marrëdhënie intime dhe kur ajo refuzoi, e përdhunoi.

Pas kallëzimit, policia ka ndaluar autorin e dyshuar, shqiptarin me banim në shtetin helen.

I riu (identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur) mohoi krimin.

Ndërkohë, vajza u transportua në spitalin e Kastorias./Panorama/

Share: