Home KRYESORE Paloka: Qeveri tranzitore për zgjedhje të lira pasi të rrëzojmë Ramën

Paloka: Qeveri tranzitore për zgjedhje të lira pasi të rrëzojmë Ramën

Nënkryetari i konfirmuar i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka dhënë pak minuta më parë në një deklaratë për shtyp.

Ndërsa ka folur për zgjedhjet e sotme për sekretariatin e  ri të PD-së, emra të cilët u votuan unanimisht, Paloka foli edhe për aksionin opozitar dhe qëllimin për rrëzimin e Ramës.

“Pas asaj që ndodhi në parlament seancën e fundit, sot Këshillit Kombëtar iu kërkua të vendosë lidhur me qëndrimin politik që do të mbajë PD dhe këshilli ngarkoi strukturat drejtuese të PD-së që të merren me organizimin e protestave në mbarë vendin me një qëllim të vetëm, rrëzimin e qeverisë dhe të Edi Ramës. Gjithashtu Këshilli mori vendim politik që si zgjidhje politike pas rrëzimit të qeverisë “Rama”, një qeveri tranzitore, kalimtare të merret me organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Kjo do të jetë rruga që do të ndjekë PD dhe jam i bindur që do të mbështet nga gjithë opozita shqiptare e bashkuar në një front të vetëm”, tha Paloka.

Share: