Home KRYESORE Tritol në Fushë-Krujë/ Hidhet në erë makina e ish-policit

Tritol në Fushë-Krujë/ Hidhet në erë makina e ish-policit

Rikthehet tritoli në Fushë-Krujë. Mbrëmjen e vonë të së martës një shpërthim i fuiqshëm është dëgjuar në lagjen “Punëtori” të këtij qyteti. Sipas informacioneve të para shpërthimi ndodhi në një garazh.

Nga shpërthimi nuk ka asnjë person të lënduar, por u dëmtua vetëm një automjet. Mësohet se makina është në pronësi të një ish-punonjësi policie të komisariatit të Krujës, raporton AbcNews.

Share: