Home Gjeo-Ekonomia Flet akademiku: Pasuria e Mitrovicës, 500 miliardë dollarë minerale

Flet akademiku: Pasuria e Mitrovicës, 500 miliardë dollarë minerale

Akademiku Apollon Baçe i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila përmendi sasitë e mëdha të mineraleve që gjenden në Mitrovicë.

“Është i vetmi vend në botë që puqen tre platforma kontinentale që vazhdon nga Shëngjini deri në Mitrovicë. Në Luftën e Dytë, gjermanët e bashkuan Kosovën me Shqipërinë, ajo që quhet Shqipëria e madhe. Krahina e Mitrovicës ngeli e varur nga Verhmanti. 45% e plumbit gjerman vinin nga Mitrovica. Në korrik të vitit 1998, New York Times shkruan se lufta në Kosovë bëhet për Mitrovicën.

80 lloje minerale, 3/4-ta e elementëve të tabelës së Mendelejevit, kobalt, kalium, tek argjendi dhe ari. 60 milion ton plumb që janë 150 miliard dollarë, 40 mln ton zink që janë 140 miliard dollarë, 50 mijë ton argjend që janë 30 miliardë dollarë. Vlera e saj e çmuar është 500 miliard dollarë.

Edit Durham thotë se Mitrovica do të jetë eshka që do t’i japë flakë fuçisë së barutit të Ballkanit“, tha Apolon Baçe.

v.l/ Dita

Share: