Home KRYESORE Video/ Ulërima dhe panik, publikohen pamjet e sherrit me armë në Jalë

Video/ Ulërima dhe panik, publikohen pamjet e sherrit me armë në Jalë

Disa pamje nga sherri i mbrëmjes së djeshme në “Folie Marine” në Jalë janë publikuar në rrjete sociale.

Sipas asaj që shihet në videon e publikuar nga JOQ, njerëzit vrapojnë dhe ulërasin të frikësuar.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës, ku dy grupe të rinjsh janë përplasur në zonën VIP të lokalit.

Fillimisht mes grupeve ka nisur një grindje me grushte, që ka precipituar edhe në përdorimin e armëve, megjithatë sipas njoftimit zyrtar e vetmja e plagosur nga kjo ngjarje është një shtetase e cila sipas burimeve është plagosur nga një shishe që është hedhur gjatë sherrit./Opinion.al

130 

Share: