Home KRYESORE Kjo dashuri pranga thyen, Apo pranga vë?!

Kjo dashuri pranga thyen, Apo pranga vë?!

Nga Rita Petro

Kjo dashuri
Më ka zgjeruar kraharorin,
Por ajri rreth meje qenka i pakët.

Kjo dashuri
Më ka falur krejt qiellin,
Por dritarja ime qenka e vogël.

Kjo dashuri
Kërkon nga unë t’i jepem e tëra,
Por frika prej mëkatit
Qenka e vjetër sa bota.

Ndihmë, o Zot, të kuptoj!
Kjo dashuri pranga thyen
Apo pranga vë?!

(Nga “Vargje të përfolura”, 1993)

Share: