Home KRYESORE Tërmeti/ Rama live në Facebook: Çfarë nuk na vret na bën më...

Tërmeti/ Rama live në Facebook: Çfarë nuk na vret na bën më të fortë

Kreu i qeverisë Rama në një lidhje live në Facebook shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimave të tërmetit të sotëm të cilin e konsideroi pabesi të natyrës.

Mes të tjerash ai siguroi që qeveria është në krye të detyrës dhe do të bëjë të pamundurën të shpëtojë personat e mbetur nën gërmadha.

“Isha në Durrës . Ngushëllime familjareve, siguroj të tjerët që do bëjmë çdo gjë për të shpëtuar cdo njeri nën rrënoja. Kemi nxjerrë gjallë 41 persona. Kanë mbërritur trupat speciale të Kosovës, ndihma nga Italia, Greqia, Mali i Zi, Rumania, Turqia. Kërkohet kurajo, durim dhe qetësi. Do ta përballojmë, qeveria në terren eshte në krye të detyrës. Çfarë nuk të vret të bën më të forte,”-tha mes të tjerash kryeministri Rama./Opinion.al

Share: