Home KRYESORE Na mbushin me “heronj” politikanë, këngëtarë tallavash, llafollogë studiosh etj…

Na mbushin me “heronj” politikanë, këngëtarë tallavash, llafollogë studiosh etj…

Nga cikli ‘Grunari i leximeve’ i Çapajev Gjokutaj

Përpiqen të na mbushin mendjen se heronj të kohës tonë janë ata që dalin shpesh në televizion: politikanë, këngëtarë tallavash, llafollogë studiosh etj., me një fjalë personazhet mediatikë.

Në fakt edhe shumë prej nesh janë të prirur t’i shohin këta si heronj, por harrojnë se ka disa ndryshime thelbësore mes heronjve të vërtetë dhe të famshmve mediatikë.

Kështu psh, heroi peshohet me vepra, me arritje, kurse personat mediatikë me famë, popullaritet a thjesht me klikime.

Mediatikët hyjnë në lajme, kurse heronjtë në histori, thoshte një historian.

Mbase s’do lenë mënjanë edhe një ndryshim tjetër: koha praron heronjtë dhe zbërdhul të pompuarit nga media. Harrohen në pak kohë, si të mos kishin frymuar kurrë.

Arritje e madhe: edhe ‘heronjtë’ po na i bëjnë njëpërdorimsh, si gotat plastike a, më sakt akoma, si bebelinot🤡

( Nga cikli ‘Grunari i leximeve’ )

Share: