Home KRYESORE +16/Instruktori vendos në internet reklamën: ‘Mëso makinën dhe paguaj me seks para...

+16/Instruktori vendos në internet reklamën: ‘Mëso makinën dhe paguaj me seks para dhe pas buke’!

Një instruktor ra në prangat e policisë, duke e akuzuar atë për marrëdhënie seksuale me studenten e tij 17-vjeçare. Policia tha se 23-vjeçari holandez jepte mësime në këmbim të akteve seksuale me vajzën.

Ai dyshohet se ka vendosur reklama në sexjobs.nl, një faqe në internet që pretendon se është një “treg erotik”. Oficerët filluan hetimin e çështjes pasi panë postimin në faqen e internetit. “I dyshuari reklamoi mësime lëvizëse për të mësuar makinën, të cilat mund të paguheshin duke kryer akte seksuale, para dhe pas ngënies së vakteve të ushqimit”, tha policia në një deklaratë.

“Gjatë hetimit, ekipi zbuloi se i dyshuari kishte kryer marrëdhënie seksuale me vajzën”. I dyshuari u arrestua në shtëpinë e tij në Capelle aan den IJssel, Zuid-Holland. Ai pritet të paraqitet para një gjykatësi sot ë një seancë fillestare./al-Spirit.com

Share: