Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Fotoja e dytë e Ramës me një të “dyshuar”, çfarë thotë Hoxha...

Fotoja e dytë e Ramës me një të “dyshuar”, çfarë thotë Hoxha dhe Breçani

Gazetari Artan Hoxha publikoi sot në emisionin Opinion një foto të kryeministrit Rama dhe Ardian Çapjas, person të cilit OFL-ja në ditën e parë të aksionit të saj i ka kërkuar të justifikojë pasurinë pasi sipas saj ai rezulton person me të shkuar kriminale, duke përfshirë urdhërimin e disa vrasjeve.

Pas kësaj fotoje, Hoxha publikoi edhe një foto të kryeministrit Rama me një tjetër person të njohur të botës së krimit.

Fotoja sipas Hoxhës është bërë në New York dhe se personi në krah Ramës është shumë i njohur në botën e krimit por që ai ende nuk e ka verifikuar për t’i publikuar edhe emrin.

Po e verifikoj foton dhe është bërë në New York. Prapë një person i botës së krimit. Po e verifikoj. Është me një seri krimesh, regjia e nxori pa dashje se nuk e kisha në plan që…,”-tha ndër të tjera Hoxha

Ndërkohë ish-drejtuesi i lartë i policisë së shtetit, Erzen Breçani sqaroi se si është perimetri i sigurisë kur lëviz kryeministri dhe a lejohen fotot me persona si Ardian Çapja për të cilin autoritet kanë indicie që mund të jetë përfshirë në ngjarje kriminale.

Kur lëviz kryeministri ka një axhendë që nuk e ndryshon askush. Që do të thotë, po i referohem kësaj fotos në një ambient të mbyllur njerëzit janë të identifikueshëm. Në rast se është në fushatë elektorale çdo qytetar mund të bëjë foto. Kjo foto duket që është me dëshirën e kryeministrit. Jo vetëm policia por edhe anti-terrori merr pjesë në lëvizjet e kryeministrit. Kjo foto është papranueshme në një ambient të brendshëm”, tha Breçani. /Opinion.al

Share: