Home KRYESORE Rama-qytetarëve: Ja kur hapen rrugët për të hyrë në Tiranë-Durrës

Rama-qytetarëve: Ja kur hapen rrugët për të hyrë në Tiranë-Durrës

Në kuadër të masave kundër përhapjes së koronavirusit, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar blindimin e dy qyteteve kryesore në vend, Tiranës dhe Durrësit, edhe pas të dielës.

Rama iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që jetojnë në Tiranë dhe Durrës, por që janë larguar gjatë fundjavës në qytete të tjera, të kthehen të dielën pas mesnatës, deri të hënën në orën 08:00.

Njoftimi i kryeministrit Rama:

Kush banon në Tiranë/Durrës dhe është larguar për fundjavë të gjatë në Korçë ose gjetkë, të sigurohet të hyjë në perimetrin e blinduar gjatë hapjes së rrugëve hyrëse, pas mesnatës të së dielës dhe jo më vonë se ora 08.00 e mëngjesit.

Kush banon në Tiranë/Durrës dhe është aktualisht brenda perimetrit, të sigurohet që të mos planifikojë lëvizje jashtë perimetrit në fillimjavën e ardhshme (duke shfrytëzuar hapjen e rrugëve nga e diela ne mesnatë deri të hënën në 08.00) sepse mund të mos rihyjë dot!

Sipas të gjitha gjasave perimetri tr/dr do të mbyllet përsëri!

frikë jo, kujdes po!/ Opinion.al

Share: