Home KRYESORE Sundimtari i Dubait mori peng të bijat dhe torturoi një prej tyre,...

Sundimtari i Dubait mori peng të bijat dhe torturoi një prej tyre, tha ish-gruaja kur i shpëtoi abuzimit

Në gjykatën e lartë britanike u tha së fundmi se sundimtari i Dubait, Mohammed bin Rashid Al Maktoum ka kryer një fushatë të vazhdueshme frike dhe intimidimi ndaj gruas së tij Princesha Haya Bint Al Hussein, duke e detyruar të arratiset drejt Londrës me dy fëmijët e saj.

Gruaja e gjashtë e sheikut Mohammed bin Rashid u largua nga Emiratet e Bashkuara Arabe pasi u tmerrua nag burri i saj që prej fillimit të vitit të shkuar.

Kryeminsitri 70-vjeçar i emirateve thuhet se ka marrdhënie të mira me familjen mbretërore britanike dhe menjëherë ka kërkuar kthimin e detyrueshëm të dy fëmijëve të tij bijës Al Jalila, 12 vjeçe, dhe birit Zayed, tetë vjeç.

Por princesha Haya, gjysmë-motër e mbretit Abdullah të Jordanisë, ka aplikuar që fëmijët të mbahen nga gjykata pasi ka kërkuar mbrojtjen nga martesa e detyruar që parashikohet në ligjin britanik.

Ajo i ka kërkuar gjykatës të marrë në konsideratë fakte të ndryshme për mbretin Sheik Mohammed, veçanërisht pengmarrjen e dy bijave të tij të rritura nga një martesë tjetër.

Princesha Haya tha se ai ka kryer një fushatë frikësimi i diskriminimi ndaj saj që prej vitit të kaluar.

Gjyqtari britanik i familjes Andrew McFarlane, pranoi se Sheik Mohammed kishte “urdhëruar e orkestruar ” pengmarrjen dhe kthimin e detyrueshëm në Dubai të Sheika Shamsa, asokohe 19 vjeç, në gusht të vitit 2000 dhe të motrës së saj Sheika Latifa si në 2002 dhe më pas në 2018.
Gjykatësi tha se Shamsa, tashmë 38 vjeç, ishte marrë peng në rrugët e Cambridge në Angli “dhe i ishte hequr liria gjatë shumicës së dy dekadave të fundit”.
Princesha Haya denoncoi dhe mesazhet kërcënuese të lëna në banesën e saj në Londër si “Do të marrim djalin tënd, vajza jote është e jona”.

Top Channel

Share: