Home Gjeo-Ekonomia Alarmi në mediat greke: Rama gati t’i japë Erdoganit bazën detare të...

Alarmi në mediat greke: Rama gati t’i japë Erdoganit bazën detare të Pashalimanit!

“Në ujërat e Jonit nuk do të shohim vetëm luftëanije turke, por edhe avionë që do të ngrihen nga aeroporti i Vlorës dhe do të kontrollojnë lëvizjet në det,” kështu thuhet në artikullin e gazetës greke “Estia”.

Duke iu referuar raportimeve të mediave greke mësohet se kryeministri Edi Rama është i gatshëm t’i japë Turqisë Pashalimanin që ta kthejnë në një bazë ushtarake detare.

Mediat greke shprehin shqetësimin se pas riaktivizimit të kësaj baze detare, në detin Jon do btë ndihet prezenca e luftanijeve turke.

Një tjetër media raporton se zhvillimi i bazës së Pashalimanit lidhet edhe me aeroportin e ri që do të ndërtoht në qytetin e Vlorës nga Turqia.

Ndër të tjera, media në fjalë i vë akuzat mbi qeverinë greke, e cila s’ka bërë përpjekje mjaftueshëm për të prishur planet e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan dhe mikut të tij, kryeministrit Edi Rama.

Gjithashtu, media e koenton sit ë ardhme shqetësuese për komunitetin e minorenëvë grekë në jug të Shqipërisë./FastNews

Share: