Home KRYESORE Eurobondi dhe Krahasimi me Gjermaninë

Eurobondi dhe Krahasimi me Gjermaninë

Nëse pyet një bankier do të shpjegonte: “për vlersimin e Eurobondit na duhet të krahasohemi me Gjermaninë dhe të gjithë vendet obligacionet qeveritare të të cilave janë të klasifikuara AAA .

Norma e interesit të portofolit të obligacioneve AAA konsiderohet norma e interesit pa risk ose norma baze. Normat e interesit të portofolit të obligacioneve AAA i gjeni tek Banka Qendrore Europiane”.

Norma e interesit të Eurobondit e vendit = Norma e interesit pa risk + Cmimi i riskut te vendit.

Eshtë pikërisht cmimi i riskut ai që tregon përceptimin që kanë investitorët për riskun e Shqipërisë. Po a është rritur apo ulur ky cmim per vitin 2020 ? Kjo është cështja?
2020

Norma e interesit të Eurobondit Shqiptar 3.625
Norma e pa risk -0.239% nga del Cmimi i riskut për Eurobondin 2020 = 3.864%

2018

Norma e interesit të Eurobondit Shqiptar 3.55%

Norma e pa risk +0.54 % nga del Cmimi i riskut për Eurobondin 2018 = 3.01% . Pra në 2020 cmimi i riskut rezulton 0,85% , ose 33% më i lartë se në 2018.

Por a është ky një rezultat spetakolar? Këtë nuk di ta them. Taksisti im mendon që është besim që të huajt jane ti japin hua Shqiëprisë. E drejtë, fundja të huajt njësoj si taksisti nuk janë budallenj.

Ndërsa bankieri im, mendon që kur tregjet kanë shumë likujditete ( sidomos pas njoftimit të paketës 750 billion euro të Bankës Europiane) dhe interesat apo kthimet e klasave të tjera të letrave me vlerë janë shumë të luhatshme apo janë negative, të huajt do të jenë gati ti japin Shqipërisë borxh me ketë normë .Norma e interesit 3.625% nuk ka asgjë spektakolare.

Vazhdon më shpjegon edhe disa opsione që përdoren në këto raste nga investitorët për të mbuluar riskun. Burrë i komplikuar edhe shumë i mllefosur duket ky bankeri im.

Unë i rashe shkurt. Do bashkohem me mendimin e Taksistin. Të huajt e mencëm na besuan, ne nuk jemi Gjermania .

Share: