Home KRYESORE Mutinëria në Kuvendin e Shqipërisë për Kodin Zgjedhor!

Mutinëria në Kuvendin e Shqipërisë për Kodin Zgjedhor!

Më lexoni te gazeta FJALA, ekskluzivisht të shtunën

lidhur me atë që pasi PS, LSI dhe PD ranë në marrë-veshje për një KOD ZGJEDHOR të reformuar, por thelbësisht siç ka qenë, ata që nuk u llogaritën në këtë mes, u harruan, ishin deputetët që hynë nga listat PD dhe LSI në Kuvend kur opozita u largua, apo edhe deputetë që nuk pranuan të largohen, papritur janë revoltuar!

Pra këta të listave siç i quan populli po thonë:

Jemi edhe ne!

Nuk e votojnë në Kuvend marrëveshjen – deklarojnë! Duan lista të hapura ku radha e deputetëve në listë në fund të përcaktohet nga votuesi, etj.

Cfarë po ndodh?

Si në 1946 kemi një grup deputetësh që po revoltohen kundër sistemit? Pra, po verifikohet teoria që dramat në këtë vend përsëriten? Apo sikundër thuhej në shekullin e 19, historia kryhet dy herë, një herë si tragjedi dhe herën e dytë si komedi?

Kemi dramën apo komedinë?

Kujdes fjala “mutinëri” nuk ka lidhje me mutin!

Por është një fjalë frëngjisht shumë e nderuar në shkencat politike që do të thotë kryengritje në pallatin mbretëror, ose kryengritje në një bandë hajdutësh, ose kryengritje në një ushtri ku oficerë të revoltuar ngrenë krye kundër komandantëve, pra kudo kur brenda dhe nga brenda ka revoltë.

Zakonisht këta njerëz në histori janë pushkatuar pa gjyq! Cfarë do të ndodhi këtë radhë. Tragjedia apo komedia?

Cfarë luan Edi Rama, cfarë qendrimi LSI dhe PD?

Cfarë do të duhet të shohim aty ne si qytetarë?

Të shtunën pra te gazeta FJALA, por linkun do ta keni si gjithmonë edhe këtu!

Jepni ndonjë ide, me kopje u bë kjo punë, si në provimet e maturës!

Share: