Home KRYESORE “Te ne njihen më shumë trafikantët, kriminelët”, Alfred Moisiu jep mesazhin e...

“Te ne njihen më shumë trafikantët, kriminelët”, Alfred Moisiu jep mesazhin e fortë pas ndarjes nga jeta të Moikom Zeqos

Ish-presidenti i vendit, Alfred Moisiu, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Moikom Zeqos. Ai shprehet se vendi ynë nuk i vlerëson njerëzit aq sa e meritojnë kur janë gjallë.

“Më ka ardhur jashtëzakonisht keq. Ka qenë studiues i mençur, i ditur dhe njeri që kërkonte nga vetja për të bërë më të mirën. Ka bërë 62 vepra të ndryshme dhe ato nuk janë pak. Gjatë kohës që isha në krye të shtetit e kam marr dy herë në delegacion. Pikërisht për të kontribuar për vendin tonë. Fatkeqësia jonë është që ne nuk i vlerësojmë njerëzit aq sa e meritojnë kur janë gjallë. Por, te ne njihen më shumë trafikantët, kriminelët. Prandaj është e rëndësishme që jetën ta përdorim për të bërë sa më mirë në interes të vendit e njerëzve tanë të dashur”, u shpreh ish kreu i shtetit.

Share: