Home Approccio Italo Albanese TIA njofton dy kërkesat për ata që udhëtojnë drejt Italisë

TIA njofton dy kërkesat për ata që udhëtojnë drejt Italisë

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka njoftuar se pasagjerët që udhëtojnë drejt Italisë duhet të plotësojnë dy kërkesa që procesi i kalimit të udhëtarëve nëpër aeroporte të lehtësohet

Agjencia Kombëtare e Aviacionit Civil Italian ka kërkuar që çdo pasagjer duhet të jetë i pajisur vetëm me maskë kirurgjikale.

Kërkesa e dytë lidhet me formularët e vetëdeklarimit. Në njoftim thuhet se pasagjerët duhet të kenë dy kopje të formularit të cilin duhet ta kenë plotësuar paraprakisht.

Njëra kopje duhet të dorëzohet në momentin e check-in (te pranimit të biletës) dhe kopja tjeter duhet të dorëzohet tek autoritetet lokale italiane në destinacionin e mbërritjes. /Opinion.al

📌Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë në Itali🇦🇱🇮🇹

Agjencia Kombëtare e Aviacionit Civil Italian ka përcjellë këto…

Posted by Tirana International Airporton Wednesday, August 26, 2020

Share: