Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera “Po u mbyllet goja gazetarëve”/ Rama: Ligji do kalojë, që të gjithë...

“Po u mbyllet goja gazetarëve”/ Rama: Ligji do kalojë, që të gjithë të mbrohen nga akuzat e pabaza

I pyetur për çështjet e rishikimit të paketës “Anti shpifje” dhe se sa ky mund të cilësohet si një ligj që mund të “mbyllë gojën e gazetarëve”, kreu i qeverisë Edi Rama e cilësoi si të kundërtën.

“Ligji do kalojë, por jo për t’i mbyllur gojën gazetarëve, por që të gjithë që bien pre e akuzave të pabaza kanë mundësi të mbrohen”.

Rama tha se projektligji nuk do të çohet më në Komisionin e Venecias për rishikim.

Gjithashtu Rama u shpreh se tashmë paketa i ka bërë ndryshimet sipas rekomandimeve të OSBE/ODHIR.

Kryeministri shtoi se mbështetja më e madhe për këtë ligj ka ardhur nga bizneset: Dhe po ju them se mbështetja me e madhe erdhi nga bizneset për
këtë paketë, pasi ata po shantazhohen çdo ditë nga mediat.

“Në këtë xhungël dezinformimi, përmes shkeljes së etiketës, njerëzit do kenë mundësi të mbrohen në gjykatë ndaj çdo njeriu që fshihet pas anonimatit”, tha Rama.

Top Channel

Share: