Home KRYESORE Caktohen datat e seancave të para për 4 udhëheqësit e UÇK-së

Caktohen datat e seancave të para për 4 udhëheqësit e UÇK-së

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi do të dalin javën e ardhshme për herë të parë në sallën e gjyqit në Hagë.

Sipas Dhomave të Specializuara të Gjykatës së Hagës, i pari pari do të jetë ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi që do të dalë para prokurorit. Po të njejtën ditë do të dalë edhe ish-presidenti Thaçi.

Paraqitja fillestare e Thaçit do të jetë të hënën, 9 nëntor, në ora 15:00, pas asaj të Jakup Krasniqit në orën 11:00 të së njëjtës ditë.

Në 10 Nëntor, po në orën 15:00, do të mbahet paraqitja e parë e Kadri Veselit në sallën e gjyqit.

Ndërsa të mërkurën në 11 Nëntor, Rexhep Selimi do të shkojë sallën e gjyqit, seancë e cila do të mbahet në orën 11:00.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi janë krerët politik të UÇK-së, të cilët janë arrestuar nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës së Hagës.

Veprat që rëndojnë ndaj tyre kanë të bëjnë me krime lufte, ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes, të cilat sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit 1998 dhe shtatorit të vitit 1999./ Opinion.al

Share: