Home KRYESORE I biri zv.ministër i Ramës, Ilir Kadia mesazh kritikëve: S’keni të drejtë...

I biri zv.ministër i Ramës, Ilir Kadia mesazh kritikëve: S’keni të drejtë të fyeni!

Ilir Kadia ka reaguar për postin që ka marrë së fundmi fjali i tij, Besart Kadia si zv.ministër i Financave në qeverinë Rama.

Ilir Kadia i cili dikur ka mbajtur postin e këshilltarit të ish kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet sociale u është drejtuar me një mesazh të gjithë kritikëve për vendimin e djalit të tij.

Ai shkruan mes të tjerash se të gjithë kanë të drejtën e tyre të shprehen kundër këtij vendimi, por nuk mund ta shoqërojnë mendimin me fjalë fyese.

LEXO EDHE: Rama e bëri zv/ ministër, Kadia për Abcnews.al: Bashës i uroj suksese

“Shumë miq Facebook-u mbajnë qëndrim kundër pranimit të detyrës së zëvëndës ministrit të financave në qeverinë Rama nga im bir!Janë në të drejtën e tyre! Mirëpo kur këtë qëndrim e shoqërojnë me fjalë fyese dhe të pavërteta të tjera atëhere nuk mund të jenë miq me mua! Kaq e thjeshtë është! Shëndet të kenë”, shkruan ai.

Ky reagim i Ilir Kadias vjen pasi lajmi i emërimit të Besartit në qeverinë Rama solli një lumë komentesh në rrjetet sociale, duke kundërshtuar vendimin e ekonomistit, i cili ka qenë pjesë e Këshillit Kombëtar të PD, njëherësh këshilltari i Lulzim Bashës. g.v/abcnews.al

Share: