Home Gjeo-Ekonomia Zgjedhjet në SHBA/ Biden 6 vota larg fitores, Trump akuza për vjedhje

Zgjedhjet në SHBA/ Biden 6 vota larg fitores, Trump akuza për vjedhje

Kandidati për president të SHBA, Joe Biden vijon të udhëheq rezultatin e zgjedhjeve. Aktualisht Biden ka shkuar në 264 vota elektorale, ndërsa Donald Trump në 214 vota.

Joe Biden është shumë pranë fitures, pasi atij i duhen vetëm 6 vota elektorale për të fituar zgjedhjet, pasi me 270 vota në SHBA mund të sigurohet mandati për president.

Aktualisht numërimi vijon në disa shtete të SHBA-së, teksa duket se do të pritet dhe disa ditë në rast se një prej kandidatëve nuk plotëson kuotën e 270 votave elektorale që shpallin fituesin.

Shtetet ku po luhet fati i zgjedhjeve janë Pensilvania, Karolina e Veriut, Xhorxhia, Alaska dhe Nevada. Në katër të parat kryeson Trump teksa tek e fundit Biden.

Këto do të mbahen mend si një nga zgjedhjet më të debatuara dhe kontestuara në histori të SHBA, fill pas deklaratës së Trump se ”zgjedhjet po vidhen”. Edhe sot Trump ka shprehur pakënaqësi duke shkruar se; ”Avokatët tanë kanë kërkuar “qasje kuptimplote”, por çfarë dobie ka kjo? Dëmi është bërë tashmë në integritetin e sistemit tonë, dhe në vetë Zgjedhjet Presidenciale. Kjo është ajo që duhet diskutuar!”.

Trump nisi akuzat për vjedhje votash pikërisht në momentin kur në avantazhë doli Joe Biden. Ndërsa një tjetër pikë debati kanë qenë votat me postë, pasi pritej që ato do të favorizonin Biden. Ndërkohë, Trump ka paralajmëruar se do e çojë në Gjykatë çështjen e zgjedhjeve dhe ajo do të marrë një verdikt final për to./ Opinion.al

Share: