Home Gjeo-Ekonomia 1.188 miliardë euro, arsyet e anulimit të tenderit Milot – Fier

1.188 miliardë euro, arsyet e anulimit të tenderit Milot – Fier

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka anuluar tenderin e rrugës Milot-Fier me vlerë 1.188 miliardë euro, ashtu sikurse kishte bërë të ditur pak ditë më parë në një intervistë televizive edhe ministrja Balluku. Vendimi është botuar në faqen e Agjencisë së Prokurimeve Publike, ndërkohë që arsyet e anulimit lidhen me faktin se oferta e paraqitur nuk përputhet me kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit.

Vlera  1.888 miliardë euro e këtij tenderi parashikonte projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen, rehabilitimin dhe transferimin e rrugës Milot- Fier.

Kujtojmëse se Partia Demokratike në mënyrë të vazhdueshme e ka cilësuar korruptiv konçensionin e këtij segmenti rrugor, ndërkohë që parashikohej se kjo rrugë do të ishte me pagesë./Opinion.al

Share: