Home KRYESORE Reshje dhe ulje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Reshje dhe ulje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira të dendura të cilat do të sjellin reshje shiu. Në zonat jugore dhe qendore reshjet do jenë më intensive, ndërsa në zonat e thella malore reshjet do jenë në formën e borës. Reshjet pritet të vazhdojnë edhe nesër.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -2°C në 03°C, në zonat e ulëta nga 04ºC në 11°C dhe në zonat bregdetare nga 07°C në 13°C.

Era do të fryejë në drejtim Jugor-Juglindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga vranësira të dendura duke sjellë reshje me intensitet shiu, ndërsa në zonat e thella malore reshjet do jenë në formën e borës. Në zonat e thella veriore reshjet do jenë në formën e borës. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -2°C në 06°C dhe në zonat e ulëta nga 02°C në 07°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës:FOTO GALERI1/6

Top Channel

Share: