Home KRYESORE U vra nga policia, qeveria i jep ndihmë financiare familjes së Klodian...

U vra nga policia, qeveria i jep ndihmë financiare familjes së Klodian Rashës

Qeveria shqiptare i ka akorduar një ndihmë financiare familjes së Klodian Rashës, 25-vjeçarit që u vra nga efektivi i policisë. Vendimi është marrë tre ditë më parë nga Këshilli i Ministrave dhe ka hyrë në fuqi ditën e sotme. Në vendim thuhet se vlera me të cilën do të trajtohet familja e Rashës është sa 8-fishi i pensionit social.

Këshilli i Ministrave vendosi: 1. Dhënien e trajtimit të veçantë familjes të të ndjerit Klodian Rasha, i cili, në datën 8.12.2020,humbi jetën aksidentalisht, si pasojë e veprimeve policore, në masën e tetë-fishit të pensionit social, të miratuar sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993.2.

Trajtimi i veçantë familjar, financiar mujor, i paguhet kryefamiljarit z. Qazim Osman Rasha. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë, botohet në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet nga data 1dhjetor 2020″, thuhet në vendim./mv.abcnews.al

Share: