Home KRYESORE “Vetëdisriminimi femrave në emisionet e dashurisë”

“Vetëdisriminimi femrave në emisionet e dashurisë”

Diskriminimi gjinor apo dhuna ndaj femrës kanë qenë vitet e fundit, kryefjalë e OJF-v e apo shoqatave që mbrojnë të drejtat e grave. Madje, shumë personazhe publike janë solidarizuar me lëvizjen “Me too” për denoncimin e ngacmimeve seksuale. Në kontrast me këtë prirje, ajo që bie në sy është se programe televizive me nota të dukshme seksizmi dhe diskriminimi gjinor gëzojnë audiencë të madhe në shoqërinë shqiptare dhe për më tepër, një konsensus të heshtur të organizatave të cilat nuk reagojnë.

Në njërin prej programeve, secila prej vajzave, të vendosura në një panel, duhet të presë vendimin e një mashkulli për t’i pranuar si partnere. Ai që konsiderohet si princ i kaltër shfaqet si një mashkull potent, i përzgjedhur me kritere të qarta seksiste, duke ngjarë me një personazh të filmave të rritur. Jo rrallëherë, janë shtruar pyetjet, rreth asaj që i shtyn këto vajza të qëndrojnë në programacione të tilla, madje që dëshirojnë të bëhen pjesë e këtyre spektakleve.

Robert Aliaj është një prej opinonistëve, në panelet e këtyre shfaqjeve. Ai tregon disa nga problematikat që ka pikasur dhe shpjegon pjesëmarrjen e tij në to.

Së bashku me aktivisten Sevim Arbana, peshën kryesore ia lënë drejtuesve të televizioneve, produksioneve apo autorëve që mes shumë zgjedhjesh, qëndrojnë sipas tyre tek klikimet.

Ndonëse, këto programacione imitojnë emisione të huaja si “The Bachelor” apo “Uomini e donne”, mentaliteti, siç thonë Arbana e Aliaj, mbetet ai shqiptar.

Përtej asaj që shfaqet në ekran, të paqarta mbeten për shikuesit, kontratat që lidhen mes personazheve dhe produksionit. Pasojat ligjore e rrjedhimisht edhe monetare, që mund të rëndojnë mbi protagonistët, në raste moszbatimi, apo siç ata kanë pretenduar në raste të veçanta, që u kanë imponuar sjellje të caktuara./Tvt.al

Share: