Home KRYESORE Menduan se ishte një tërmet, shpërthen depo me mjete piroteknike në SHBA

Menduan se ishte një tërmet, shpërthen depo me mjete piroteknike në SHBA

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin Ontario në Kaliforni dhe një re e madhe tymi në formë kërpudhe është ngritur në qiell.

Mediat vendase bëjnë me dije se zyrtarët lokalë kanë bërë të ditur se shpërthimi ka ndodhur brenda një depoje të mjeteve piroteknike.

Shpërthimi është raportuar të martën pasdite, kurse një banor ka filmuar gjithçka me telefon të mençur. E një banor tjetër ka thënë se kishte menduar se “bëhet fjalë për një tërmet”, ndërsa miku i tij që ishte në veturë dhe kalonte pranë vendit ku ka ndodhur shpërthimi, tha se dukej sikur po digjet fabrika e mjeteve piroteknike. /abcnews.al

Share: