Home KRYESORE “Një guidë e shkurtër në Masoneri të Lirë”

“Një guidë e shkurtër në Masoneri të Lirë”

Nga Mevi Rafuna

Në dimrin e vitit 2020, u botua për herë të parë në gjuhën shqipe libri “Një guidë e shkurtër në Masoneri të Lirë” nga studiuesi dhe frimasoni anglez Dr.David Harrison i cili është autor edhe i 11 librave të tjera që kanë të bëjnë me Frimasonerinë.

Libri tani po shitet në libraritë Dukagjini,Buzuku dhe Toena në Prishtinë me çmim prej 12 euro.

Ky libër u mirëprit nga publiku dhe lexuesit e kësaj lëmie e cila ende mbetet edhe sot nën sirtaret e misterit.

“Libri është shkruar në mënyrë mjaft profesionale nga autori
dhe fal këtij profesionaliteti, ofron një mënyrë të thjeshtë dhe të kuptueshme për këdo që është në hapat e para të rrugëtimit të tij masonik por jo vetëm dhe që kërkon të mësoj historikun e alegorisë dhe simbolikës domethënëse dhe rrugë-ndriçuese që masoneria përdor për të tejçuar vlerat dhe mesazhet e saj midis midis vëlllezerve është si një dhomë e madhe e mbushur me sirtare në çdo faqe të murit, ku lexuesi pasi hyn fillon të hapi me rradhë sirtaret nga ku del një përgjigje dhe shpjegim për çdo aspekt të Masonerisë së Lirë.

Është për tu vlerësuar që Libri tenton të ofroje një qasje të pa-aneshme dhe të ekuilibruar edhe për ato koncepte apo qendrime të cilat dhe vet Masoneria e Lirë i debaton akoma brenda saj.”

Kjo është një rezyme nga një lexues pasionat i këtij libri.Të gjithë ata që janë të interesuar ta kenë librin në duart e tyre mund ta gjenjë në libraritë e lartë cekuara.

Share: