Home KRYESORE Meshkuj si ti nuk duhet të ekzistojnë!

Meshkuj si ti nuk duhet të ekzistojnë!

Nga Alma Lleshi

Ashtu sikurse Virginia Woolf do të shprehej rreth 100 vite më parë: Meshkuj si ti nuk duhet të ekzistojnë!

Lulzim Basha nuk i kurseu as gratë. Tashmë ai do të zgjedhë edhe për ato. Me një pafytyrësi që i kaloi caqet e të sipërfaqshmes kërkoi zgjedhje të reja për Forumin e Grave. Humbësi simbol i çdolloj zgjedhjeje u shndërrua në fatkeqin e radhës, për tu gjykuar nga forca e femrës.

Kohë më parë, politika dhe historia janë konsideruar si një konstrukt mashkullor, që tradicionalisht i kanë margjinalizuar gratë.

Por…shumë kohë më parë Elizabeta e Parë e Anglisë dhe Katerina e Madhe e Rusisë sundonin si monarke. Jane Addams dhe Eleanor Roosevelt ishin shembuj kryesorë të lidershipit femëror.

Ndërsa në ditët pranë, lidershipi i Angela Merkel për Gjermaninë dhe Bashkimin Evropian ofroi një model për gratë në politikë, në mbarë botën.

E pra, gratë sot kanë shumë më shumë gjasa të ofrojnë udhëheqje të fortë në institucione kryesore, më shumë se në çdo periudhë tjetër.
Pritshmëria që ky kryetar partie, të tregojë seriozitetin e tij në punë dhe në jetë, tashmë është shuar.

Lulzim Basha jeton ende në një botë në të cilën burrat marrin të gjitha postet drejtuese, herë të merituara dhe herë të dhuruara, dhe rreken të vendosin për gjithçka. Kjo nuk është një konvergjencë drejt pabarazisë dhe as ndonjë luftë personale.

Është më shumë, një krizë në modelet e lidershipit dhe në të kuptuarit se çfarë të takon të bësh, dhe deri ku mund të guxojë një kryetar partie.

Prandaj gra, mos hezitoni, luftoni!
Luftoni për veten, për të tjerat. Edhe në varfëri, edhe në errësirë! Sepse thjesht, ia vlen!

Share: