Home KRYESORE Kë njihni si kryetar të PD zyrtarisht? Celibashi: S’kam droje për të...

Kë njihni si kryetar të PD zyrtarisht? Celibashi: S’kam droje për të thënë…

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një dalje për mediat i është përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarëve.

I pyetur se:

Kë njihni ju si kryetar të PD zyrtarisht? A keni marrë shkresë nga komisioni i Rithemelimit ku ju vënën në dijeni vendimin për shkarkimin e Bashes si kryetar i PD?

Celibashi ka thënë:

Deri në momentin qe flasim nuk kemi asnjë komunikim me parti politike apo grupim politik, quajeni si te doni.

Natyrshëm unë mund të them diçka, por do duhet ta kem sjelljen në mënyrë korrekte dhe institucionale dhe për këtë shkak, se s’kam droje për të thënë opinionet e mia, por do duhet të jem institucional, kur të paraqiten kërkesat do jetë përgjigja e pyetjes suaj që mund të jetë e ditur edhe tani për mua e të gjithë./Opinion.al

Share: