Home Gjeo-Ekonomia Çmimet do mbeten të larta/ Guvernatori Sejko: Pasiguritë ekonomike janë shtuar

Çmimet do mbeten të larta/ Guvernatori Sejko: Pasiguritë ekonomike janë shtuar

Ekonomia shqiptare nuk kapërcen më shumë se 3% rritje në skenarin më pesimist, në rast se lufta Rusi –Ukrainë përshkallëzohet më tej.

Është ky vlerësimi i Bankës së Shqipërisë sipas të cilës pasojat e krizës së çmimeve do të jenë afatgjata dhe do të godasin si familjet ashtu edhe bizneset shqiptare.

“Kemi deri në -1% ulje të ritmit të rritjes ekonomike, pra nga 4% në 3%. Porn ë ndikimin më negativ rritja ekonomike do të luhatet midis nivelit 2-3%. Skenaret nga risku i luftës bëjnë që mund të kenë 1-2% pikë goditje.” tha Sejko

Sipas Guvernatorit Gent Sejko, çmimet e larta do mbajnë inflacionin mbi objektin për dy vitet e ardhshme. Për të amortizuar efektet e krizës, ai rekomandon mbështetje për shtresat në nevojë.

“Inflacioni mund të luhatet midis nivelit 5-6%. Çmimet do të mbeten të larta të paktën edhe në pjesën e dytë të vitit 2022. Politikat ekonomike duhet të mbrojnë nga pasojat e goditjes shtresat më në nevojë edhe përmes politikës fiskale që të mos përkthehet në rritje të borxhit publik.”

Çdo politikë që ndërmerret për menaxhimin e krizës shton Sejko duhet bërë duke mbajtur në konsideratë nivelin e borxhit publik, pasi rritja e mëtejshme e tij rrezikon financat publike.

Top Channel

Share: