Home Gjeo-Ekonomia “Mobilizim i fshehtë”, Rusia vendos 60 mijë trupa shtesë në Ukrainë

“Mobilizim i fshehtë”, Rusia vendos 60 mijë trupa shtesë në Ukrainë

Ushtria ukrainase deklaron se Rusia është duke mobilizuar në fshehtësi 60 mijë trupa shtesë. Forcat e Armatosura të Kievit e publikuan raportin e tyre operacional në orën 06.00, këtë mëngjes.

Sipas tyre, Moska ka nisur një “mobilizim të fshehtë” prej rreth 60,000 trupash për të zëvendësuar njësitë e humbura në Ukrainë.

Shtabi i përgjithshëm ukrainas shtoi se forcat e Kievit kanë penguar shtatë sulme në territorin e Donetsk-ut dhe Luhansk-ut në 24 orët e fundit.

Share: